“Të dua pa kushte”, Adriana Matoshi rigjen dashurinë pas ndarjes nga futbollisti afrikan

Showbiz

“Të dua pa kushte”,  Adriana Matoshi rigjen dashurinë pas

Aktorja e njohur Adriana Matoshi, e cila pas ndarjes nga futbollisti afrikan 19 vite më i ri Keith Groeneveld, ka zgjedhur të mbajë private jetën e saj personale.

Dhe në ditën e të dashuruarve ajo ka zgjedhur të bëjë një dedikim romantik. Për Shën Valentin, deputetja nga Kosova ka uruar veten e saj ndërsa e ka falënderuar për “dashurinë pa kushte” që i jep.

"Faleminderit që ke dashur pa kushte. Faleminderit që ke dhënë aq shumë dashuri për shoqërinë, për familjen, për ata që të rrethojnë. Ti je një burim i pashtershëm dashurie, dhe shpesh ke fjetur me zemrën e ngarkuar, duke dhënë më shumë sesa ke marrë. Por sot, dua t’iu kujtoj vetes që edhe ti e meriton dashurinë, për kujdesin dhe mirënjohjen”, shprehet Adriana Matoshi.

Ndër të tjera, deputetja i ka premtuar vetes se në këtë ditë do të ketë veten prioritet.

“Shumë herë ke qenë aty për të tjerët, duke mbajtur peshën e bisedave, duke i mbështetur ata që kishin nevojë për ty, duke ofruar ngushëllim dhe paqe. Ti ke qenë shtylla që të tjerët mund të mbështeteshin, dhe gjithmonë je kujdesur që dashuria të mbizotërojë. Në këtë ditë, do të kujdesem më shumë për veten, do të çmoj më shumë dhe do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë: të dua pa kushte, siç kam dashur të tjerët”, shkruan ajo.

"Shumë herë ke qenë aty për të tjerët, duke mbajtur peshën e bisedave, duke i mbështetur ata që kishin nevojë për ty, duke ofruar ngushëllim dhe paqe. Ti ke qenë shtylla që të tjerët mund të mbështeteshin, dhe gjithmonë je kujdesur që dashuria të mbizotërojë. Në këtë ditë, do të kujdesem më shumë për veten, do të çmoj më shumë dhe do të vazhdoj të bëj atë që kam bërë gjithmonë: të dua pa kushte, siç kam dashur të tjerët,” shkruan ajo.

 

ME TE LEXUARAT