Sushi mbi femra gjysmë të zhveshura, brenda festës të çmendur të ditëlindjes së Kanye West

Kanye West ka ngjallur polemika pasi shërbeu sushi mbi femrave nudo në festën e tij të ditëlindjes.
Më 10 qershor, reperi pati një festë private për të festuar ditëlindjen e tij të 46-të, ku ishte e ftuar vajza e madhe e tij, North West dhe ish-gruaja Kim Kardashian dhe partnerja e tij e re Bianca Censori.
Siç tregohet në videot dhe fotot e ngjarjes të shpërndara në Twitter, West zgjodhi t’u shërbente sushi mysafirëve të tij në një mënyrë jo tradicionale: në trupin e një gruaje, shkruan The Independent.
Kanye West celebrated his 46th birthday party serving sashimi and sushi off the naked body of a woman. pic.twitter.com/4JcTinutMt
— Spin or Bin Music (@spinorbinmusic) June 12, 2023
Ndërsa e rrethuar nga tabaka të shumta ushqimore, gruaja, e cila kishte veshur vetëm bikini sipër dhe poshtë, ishte shtrirë në qendër të tryezës.
Së bashku me një tabaka me sushi mes këmbëve, ushqimi qëndronte mbi gjoks, bark dhe bel.


