Sukses edhe në nivel botëror, kënga e Luizit thyen rekorde në Youtube

Showbiz

Sukses edhe në nivel botëror, kënga e Luizit thyen rekorde

Pas fitores së edicionit të dytë të "BBVIP", Luiz Ejlli është totalisht i fokusuar te karriera e tij në muzikë.

Së fundmi, ai ka publikuar këngën e tij më të re "Përjetësisht", e cila menjëherë ka grumbulluar miliona klikime, ku, respektivisht brenda 24 orëve numëron pothuajse 2 milion.

Por, me sa duket, kënga po arrin rekorde përtej Shqipërisë, e po konkurron me hitet botërore.

"Përjetësisht" renditet në vendin e 15-të në listën e këngëve më ‘trending’ në mbarë botën të platformës YouTube, duke u bërë kështu një nga këngët më të dëgjuara e të klikuara të momentit.

Sukses edhe në nivel botëror, kënga e Luizit thyen rekorde

Kënga solo e fituesit të “Big Brother VIP 2” ishte krijuar me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij e dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një pjesë e tekstit të këngës “Përjetësisht”:

Fryma e fundit

Shpresa e fundit ishe ti

Kur jeta më mundi

Rrugën e gjeta te ti

Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë

Kam një jetë që po të kërkoj

Unë si ty kurrë s’kam pa…

ME TE LEXUARAT