Sot Jonida Maliqi feston 38-vjetorin e lindjes, nga Turqia ka një mesazh për partnerin e saj
Lajmifundit
/
26 Mars 2021, 12:11
Showbiz

Këngëtarja Jonida Maliqi feston sot ditëlindjen e 38. Këtë e bëri me dije vetë këngëtarja, e cila nga Turqia, ka publikuar një foto duke ngrënë një drekë, ku vëmëndje merr shkrimi që këngëtarja ka shkruar.
“Më beso, më duaj, më kripos”, ka shkruar Jonida duke bashkangjitur në foto mbishkrimin edhe të vendit ku ka zgjedhur të festojë këtë vit. Por ajo mban të fshehtë se me kë ka udhëtuar, ndërkohë që duket shumë e relaksuar.

Më herët Jonida Maliqi ka qenë në një lidhje me njëri nga vëllezërit Veshaj dhe ka deklaruar se është beqare. Kjo foto dhe ky shkrim, flasin ndryshe.


