VIDEO/ “Po k*çkë, po të degjojmë!”- Skandal në “Ferma Vip”, fermerja ofendon rëndë Arbana Osmanin! Reagon moderatorja

Showbiz

VIDEO/ “Po k*çkë, po të degjojmë!”- Skandal

Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë mbrëmjes së fundit të spektaklit “Ferma VIP”.
Pas televotimit kokë më kokë, ku Adioni humbi përballë Mozës dhe u largua nga gara, atmosfera në studio u rëndua edhe më shumë. Debatet e mëparshme mes dy konkurrentëve duket se reflektuan edhe në reagimet pas eliminimit.

Momenti më i fortë erdhi nga partnerja e Adionit, modelja Fabjola Elezaj, e cila reagoi ashpër ndaj moderatores Arbana Osmani, ndërsa kjo e fundit po i kërkonte të ruante qetësinë. Gjatë ndërhyrjes së saj, ajo përdori gjuhë fyese duke e quajtur moderatoren “kuçkë”.

Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë reaguar kryesisht duke dënuar fjalorin e përdorur dhe mungesën e etikës në një format televiziv me audiencë të gjerë.

Pamjet e incidentit vijojnë të qarkullojnë online, duke nxitur diskutime mbi kufijtë e komunikimit në ekran dhe përgjegjësinë e personazheve publikë gjatë transmetimeve live.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion