Si është marrëdhënia me Borën tani që është ribashkuar me Donaldin? Vin Veli flet për ish-partneren

Showbiz

Si është marrëdhënia me Borën tani që

Bora Zemanin dhe Vin Veli, edhe pse të ndarë, një gjë do t’i bashkojë gjithë jetën, djali i tyre Arbori. Ata kanë ditur sesi të bashkëprindërojnë e të jenë aty në çdo moment për djalin e tyre.

Por, a është raporti i tyre përtej asaj që shohim në rrjetet sociale, tani që Bora është ribashkuar me Donald Veshajn? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur vetë Dj i njohur në një intervistë të fundit. Ai është shprehur se mes tyre ka pasur gjithmonë mirëkuptim pasi kanë djalin të përbashkët.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. Gjithmonë ka qenë me mirëkuptim. Kemi qenë bashkë gjithmonë për të përbashkëtën tonë, djalin.”-tha ai për T7.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa i pyetur për të birin, Vin Veli tha se është gjithë kohës pranë tij. Dhe kur është larg Tiranës komunikon përmes telefonit.

 “Arborin e takoj shpesh, gjithë kohës. Edhe nëse nuk jam në Tiranë lidhem disa herë në ditë. Është në mendjen timë gjithë kohës, 24 orë.”-tha ai.

 

ME TE LEXUARAT