Si e ëma, vajza e vogël e Aurela Gaçes ndez skenën me këngën "Girls on fire"
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe, së fundmi ka publikuar një video për ndjekësit teksa vajza e saj e vogël, Abi, ka performuar në skenë në një nga koncertet e artistes.
Kwngwtarja është parë e emocionuar teksa sheh të voglën e saj të këndojë këngën “Girl on fire.”
Krahas postimit në Instagram, Aurela na la të kuptojmë se kishte qenë dëshira e Abit për të dalë në skenë, pasi e ka pyetur mamanë e saj para koncertit nëse do ta lejojë të këndojë.
View this post on Instagram
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Dashuria ime , e vogla ime❤️ – Ti do më lesh mua të këndoj në skenë apo jo? ( pyetja e saj mbrëmë)” ka shkruar Aurela.
Aurela Gaçe: Shtatzënia e parë ka qenë e lehtë, e qetë,. Kam punuar deri ditët e fundit, kam qenë shumë aktive….Shtatzënitë kanë qenë të ndryshme nga njëra tjetra. Me vajzën e dytë kam pasur rrezik dështimi. Filluan dhimbjet që pesë javëshe. Me Abin kam qenë pothuajse 6 muaj e gjysmë, 7 muaj në regjim shtrati absolut. Ki parasysh me shumë ilaçe dhe jo nuk ka të bëjë me moshën, ka vajza 20 vjeçare që humbasin fëmijë, se ndonjëherë edhe të lëndojnë.
Dukem shumë tip i fortë por jam njeri, sa më e fortë të dukesh aq më e brishtë je. Sigurisht që më lëndonin, se ndoshta nga mosha, Jo!. Ke vajza 20 vjeçare që humbasin fëmijë, ose që nuk munden të mbeten shtatzënë. Është gabim kjo…nuk është kollaj, një jetë merr jetë nga një jetë, nuk e kupton deri kur e provon. Shtatzëninë e Abit e kam kaluar në mënyrë shumë të lodhshme të frikshme, isha gjithmonë në frikë. Mjeku më kishte thënë se mund të ndodh edhe nëse ti je ne regjim shtrati. Kisha mamin non stop gjatë gjithë kohës, kisha vjehrrën.
Ne jetonim në një shtëpi të vogël dhe mami për tre muaj është shtrirë në tokë , ka fjetur në tokë deri sa është bërë shtëpia pak më e madhe që është zgjeruar, sepse nuk kishte vend. Numëroja ditët…