“Si duroje kur Melisa…?”, Andi acarohet dhe reagon ashpër kundër "Për'puthen"

Showbiz

“Si duroje kur Melisa…?”, Andi acarohet dhe reagon

Pas të gjithë “rrëmujës” që u bë në mediat rozë me lajmin e ndarjes së tyre, Andi Shehi ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ku ka folur më shumë për marrëdhënien e tij me Melisën e jo vetëm, duke u përgjigjur me video. 

Një prej fansave e ka pyetur “Si e duroje faktin që Melisa ishte në takim me tjerë, ndërkohë që ti kishe dalë nga emisioni?”.

“Si duroje kur Melisa…?”, Andi acarohet dhe reagon

“Sepse njerëz të dashur, asgjë nuk është e vërtetë në emision, çdo gjë është fallco. A kaq gjë nuk e kuptoni? Pse jemi neve çifti i vetëm që kemi dalë në emision dhe kemi rezistuar akoma? U përputhëm jashtë”, ka treguar ish-konkurrenti.

Ish-konkurrenti ka reaguar pas një pyetje mbi tradhëtinë ka është shprehur i sigurt se e dashura e tij kurrë nuk do e bënte madje asaj i beson edhe jetën. “Unë Melisës i besoj edhe jetën, jo më këto lloj budalliqesh siç janë tradhëtitë. E besoj jashtëzakonisht shumë dhe nuk kam fare frikë që mund të arrijë puna deri tek tradhëtia”, ka thënë Andi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion