Është dhunuar nga partneri i saj? Flet publikisht Anita Haradinaj

Showbiz

Është dhunuar nga partneri i saj? Flet publikisht Anita Haradinaj

Anita Haradinaj ka folur hapur dhe plot emocion për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke zbuluar një anë të tij shumë të ndjeshme që publiku rrallë e sheh.

E ftuar në podcastin e moderuar nga Grida Duma, ajo ka adresuar drejtpërdrejt thashethemet dhe titujt e mediave që aludonin për dhunë në familje, duke i hidhur poshtë si plotësisht të pavërteta.

Sipas Anitës, një burrë i përmbushur dhe i sigurt në vetvete nuk ka nevojë të përdorë forcën për t’u imponuar tek partnerja.

“Një burrë i realizuar nuk shkon kurrë për të treguar forcën te partnerja e tij. Forca e vërtetë nuk ka nevojë të shfaqet në marrëdhënie, ajo duhet përdorur vetëm aty ku ka domosdoshmëri,” – theksoi ajo me bindje.

Përkundrazi, ajo rrëfeu se Ramushi është një partner jashtëzakonisht i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në jetën e tyre të përditshme.

“Është ai lloji i njeriut që, edhe kur ndoshta nuk do të duhej, gjen kohën dhe forcën për të më përkëdhelur. Edhe kur nuk e meritoj, edhe kur jam ndoshta më e llastuara në shtëpi, ai gjithmonë gjen mënyrën për të më treguar dashurinë e tij,” – u shpreh ajo, duke konfirmuar një marrëdhënie të bazuar në respekt dhe dashuri të ndërsjellë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion