Shpërthim me lëndë plasëse në një apartament në Tiranë

Showbiz

Shpërthim me lëndë plasëse në një apartament

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një banesë në katin e 9-të të një pallati. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, rreth orës 23:45 në banesën e shtetases në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.

Blutë e kryeqytetit thonë se pasi kanë marrë njoftimin kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë hapur me forcë derën, pasi nuk kishte njëri në shtëpi dhe kanë konstatuar se a pasur dënime në xhama dhe vetratën e ballkonit.

Informacion paraprak

Rreth orës 23:45, të datës 21.12.2024, është njoftuar Salla Operative se në banesën që jetonte shtetasja E.A, në rrugën “Sadik Petrela” në katin e 9-të, është dëgjuar një zhurmë si shpërthim.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë hapur me forcë derën pasi nuk kishte njëri në banesë dhe kanë konstatuar në ballkonin e kësaj banese, të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, që dyshohet se janë dëmtuar nga lëndë plasëse.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion