Serbët “kryqëzuan” Anxhela Peristerin se bëri shqiponjën, Gjebrea: Të sëmurë mendorë

Ardit Gjebrea ka reaguar pasi mendiat serbe kryqëzuan Anxhela Peristerin, për shqiponjën me duar që bëri në Eurovision.

Përmes një Instagram Story, Gjebrea publikon artikullin e mediat serbe dhe shkruan: “Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”
Kujtojmë se mediat serbe e panë këtë veprim të këngëtares shqiptare si provokim. Një nga titujt kryesor në mediat greke ishte: “Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”

Anxhela Peristeri përfaqëson Shqipërinë në Eurovision këtë vit me këngën Karma. Ditën e sotme ajo do performojë, për të marrë më pas përgjigjen nëse do jetë në finale apo jo.


