Sali Lushaj reagon pas dorëzimit të djalit të tij në polici

Showbiz

Sali Lushaj reagon pas dorëzimit të djalit të tij në polici

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është dorëzuar sot në policinë e Kosovës, pasi ndaj tij kishte një fletëarrest për shkak të një rrahjeje që ndodhi në muajin gusht në një klub nate në Pejë.

Babai i tij, Sali Lushaj, për emisionin “Kosova Today” u shpreh se e kishte shoqëruar vetë të birin sot në ora 09:00 në Policinë e Pejës.

Sakaq, lidhur me caktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh, Sali Lushaj u shpreh se nuk ka ndonjë koment pasi ashtu e ka parë të arsyeshme prokuroria dhe duhen zbatuar ligjet e shtetit.

Dorëzimi i Stresit erdhi pasi avokati i tij negocioi me prokurorinë, tha Lushaj, duke shtuar se nga ky rast pret çka do të vendosë drejtësia.

“Mbi drejtësinë nuk mund të dalë as unë, as Stresi e askush”, përfundoi ai.

Stresi ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet për përfshirjen në sherrin e rëndë që ndodhi në një diskotekë në Pejë po atë muaj.

Për këtë rast po ashtu Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion