Rudina Dembacaj mendon ndarjen nga Mark Frroku?! Aktorja: Mund të ketë një divorc tjetër...
Aktorja Rudina Dembacaj është e njohur për deklaratat e saj të forta që shpesh shkaktojnë të qeshura në publik. Një ndër to ajo e ka thënë gjatë intervistës si e ftuar në podkastin “Mamat”.
Teksa rrëfente marrëdhënien që vajza e saj Viktoria ka me bashkëshortin e Rudinës, Mark Frroku, ajo thotë se i është dashur 3 vite që Viki të krijojë një raport të shëndetshëm me të.
Ndër të tjera ajo vijon të tregojë mbi marrëdhënien aktuale që ka me Markun ndërsa thotë që nuk i trembet aspak martesës, gjithashtu dhe divorcit. Rudina shton se kjo martesë shumë personave i është dukur e nxituar, ndoshta edhe mund të pendohet në një të ardhme por kjo nuk përbën një problem, ka vijuar më tej ajo.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Aktorja e humorit thotë se raporti i fëmijëve të Markut me Vikin është i mrekullueshëm dhe se ajo nuk bën dallime mes tyre.
“Viki ka marr 3 vite kohë për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim. Martesa pastaj është një institucion që unë se kam aspak frikë dhe patjetër që njerëzve iu është dikur e nxituar, edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson. Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi. Nuk nisem kurrë me këtë ide. Besoj shumë tek kjo familje. Për mua jemi familje, Viktoria nuk e bën dot dallimin, kërkon llogari njësoj për të dyja motrat dhe vëllain. Mendoj se janë motrat perfekte për Vikin”, tha Rudina Dembacaj.