Ronela Hajati fituese e Festivalit të Këngës në RTSH

Showbiz

Ronela Hajati fituese e Festivalit të Këngës në RTSH

Ronela Hajati është shpallur fituese e Festivalit të 60-të të këngës në RTSH duke qenë kështu edhe artistja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Sekret”.

“Ky është çmimi i parë që unë marr dhe do të jetë nga më të rëndësishmit. Kjo këngë i dedikohet vetëm babës tim dhe dua të falënderoj jurinë që më ka votuar. Falënderoj të gjithë miqtë e mi të ngushtë që më kanë sportuar. Mamanë time që është në sallë. Mami ku je? Mami më në fund është e lumtur për mua. Ka shumë njerëz që nuk kanë besuar te unë, por shihemi në Torino” tha këngëtarja pas marrjes së trofeut.

Në vendin e dytë u pozicionua Alban Ramosaj, i cili i kërkoi Ronelës që të sjellë Eurovision-in në Shqipëri. “Jam shumë falënderues për të gjithë bashkëpunëtorët e mi dhe dashurinë që më keni falur. Ronela, po nuk e solle Eurovision-in në Shqipëri, por nuk e solle….Miq duartrokitje për Ronelën”, tha Ramosaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion