Rogerti deklaroi “shihemi në gjykatë”, reagon për herë të parë Selin: Një person si ai nuk ka vend në .....

Showbiz

Rogerti deklaroi “shihemi në gjykatë”, reagon për

Fituesja e “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe”, ku foli për herë të parë pas përfundimit të rrugëtimit të saj në reality show.

Gjatë intervistës, nuk mungoi as pyetja për Rogertin, i cili së fundmi ka bërë një deklaratë publike duke thënë “shihemi në gjykatë”, e cila ka rritur tensionet edhe jashtë shtëpisë.

Selini u shpreh qartë se një person si ai nuk do të kishte kurrë vend në jetën e saj, duke theksuar se nuk ka ndërmend të ndjekë çështje gjyqësore.

“Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam patur komunikim me Rogertin.

Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre proceseve gjyqësore.

Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë,” shprehet Selin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion