Rivalë për çmimin e madh, Anxhela Peristeri përqafon shqiptarin që përfaqëson Zvicrën në Eurovizion

Showbiz

Rivalë për çmimin e madh, Anxhela Peristeri përqafon

Anxhela Peristeri do të ngjitet e dyta në finalen e e “Eurovizion 2021” që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Holandë, me këngën “Karma”.

Një tjetër shqiptar është në finale, Gjon’s Tears me këngën “Tout l’Univers”. Gjon Muharremaj është shqiptari nga Kosova, i cili njihet me emrin e artit Gjon’s Tears.

Edhe pse rivalë në skenën e madhe të këngës evropiane, në prapaskenat e gjysmëfinales Anxhela dhe Gjon janë parë duke u përqafuar me njëri-tjetrin duke treguar mbështeteje.

Nuk dihet se cili do të jetë fituesi mbrëmjen e sotme në “Eurovizion”, ndërsa vetëm disa orë na presin për fillimin e shfaqjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion