Rita Ora në një marrëdhënie treshe, kapet në momente intime me regjisorin dhe aktoren e famshme

Showbiz

Rita Ora në një marrëdhënie treshe, kapet në momente

Vetëm pak kohë më parë u konfirmua se këngëtarja shqiptare Rita Ora ishte në një lidhje dashurie me regjisorin e njohur Taika Waititi.

Por detaje të reja kanë dalë në dritë. Duket se ylli i popit po përjeton një lidhje treshe pasi u fotografua në momente intime me regjisorin dhe aktoren Tessa Thompson. Në imazhet e publikua nga Daily Mail treshja duken shumë të afërt.

Rita Ora në një marrëdhënie treshe, kapet në momente

Në foto Taika Waititi shihet duke puthur Rita Orës dhe më pas aktoren. Ndërsa në një tjetër imazh, këngëtarja shqiptare u fotografua duke u puthur me Tessa Thompson, teksa qëndronin në krahët e regjisorit. Sipas Daily Mail, ata kanë kaluar një mbrëmje në shtëpinë e regjisorit duke festuar.

Rita Ora në një marrëdhënie treshe, kapet në momente

Aktorja ndodhet në Australi për të xhiruar filmin “Thor: Love and Thunder” me regjisor Taika Waititi. Në vitin 2018, ajo zbuloi se i pëlqejnë burrat si edhe gratë, megjithëse nuk pranoi që ta etiketojë veten si biseksuale.

Rita Ora në një marrëdhënie treshe, kapet në momente

Ndërkohë Rita Ora dhe regjisori dolën publikisht si çift në fund të prillit pasi u paraqitën në premierën e “RuPaul’s Drag Race Doën Under”. Waititi ka dy vajza me regjisoren Chelsea Winstanley, kurse këngëtarja më parë ka qenë në një romancë me Calvin Harris dhe kantautorin Andrew Watt.

ME TE LEXUARAT