“Pupushja” erdhi! Eliona Pitarka bëhet nënë për herë të parë

Showbiz

“Pupushja” erdhi! Eliona Pitarka bëhet nënë për

Vetëm pak minuta më parë, aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka, ka treguar se jeta e saj ka ndryshuar përgjithmonë.

Eliona ka sjellë në jetë vogëlushen që gjatë gjithë kësaj kohe e ka thërritur me përkëdheli “Pupushe” dhe me siguri duhet të ndihet në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Ajo ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet me të bijën në spital, teksa qëndrojnë të dyja të shtrira pranë njëra-tjetrës. Megjithatë, Eliona ka vendosur që ende të mos na e tregojë portretin e të voglës së saj.

“Më në fund është këtu”- ka shkruar Eliona krahas fotos së ëmbël.

“Pupushja” erdhi! Eliona Pitarka bëhet nënë për

Më herët, aktorja ka treguar për ndjekësit e saj se bashkëshorti i saj nuk ka lidhje fare me televizion dhe se madje nuk e ka fare qejf. Madje kjo duhet të jetë dhe një ndër arsyet pse ajo nuk shfaqet publikisht me të. Eliona ka 3 vite e gjysmë në lidhje me partnerin dhe së fundmi janë futur në shtëpi të re, ku do të mirëpresin dhe të voglën.

 

ME TE LEXUARAT