Produksioni i Ferma VIP me ‘dorë të hekurt’, Arbana Osmani njofton vendimin drastik

Showbiz

Produksioni i Ferma VIP me ‘dorë të hekurt’, Arbana Osmani

Produksioni i “Ferma VIP” ka vendosur një rregull të ri për pjesëmarrësit që zgjedhin të largohen nga programi para përfundimit të rrugëtimit.

Vendimi iu komunikua fermerëve nga moderatorja Arbana Osmani. Sipas rregullit, çdo dorëheqje nga gara do të sjellë zbritjen e 10 mijë eurove nga fondi i çmimit të madh.

Masa vjen pas shtimit të rasteve të largimeve me vetëdëshirë nga formati. Produksioni synon të vendosë më shumë përgjegjësi te pjesëmarrësit që vijojnë garën.

Në këtë mënyrë, çdo vendim individual për braktisje do të ndikojë drejtpërdrejt te shuma finale që mund të fitohet në fund të programit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion