Princi William nuk donte të martohej me Kate për 7 vjet: Pse ajo priti kaq gjatë?

Showbiz

Princi William nuk donte të martohej me Kate për 7 vjet: Pse ajo priti

Princesha Kate dhe Princi William kanë një lidhje që zgjat më shumë se dy dekada, por propozimi i fejesës ka ardhur pas një periudhe të gjatë pritjeje.

Ata u njohën në universitet dhe fillimisht ishin miq, për t’u bërë më pas çift. Pas viteve të shumta bashkë, Princi William i propozoi Kate në vitin 2010, më shumë se nëntë vjet pas takimit të tyre të parë.

Në një intervistë për “The Sun Royal Exclusive”, fotografi i njohur mbretëror, Arthur Edwards, ka zbuluar arsyen e vonesës së propozimit. Ai tha se një herë kishte pyetur William-in pse kishte pritur kaq gjatë për të kërkuar dorën e Kate.

Princi i Uellsit i kishte shpjeguar se kishte nevojë të përfundonte disa angazhime të rëndësishme, përfshirë shërbimin ushtarak, pasi një ditë do të bëhej kreu i forcave të armatosura britanike. Ai po ashtu duhet të ndiqte shkollën e biznesit, dhe për shkak të këtyre detyrimeve nuk kishte pasur kohë për të menduar për një fejesë më herët.

William theksoi se dëshironte të ishte i sigurt se marrëdhënia e tij me Kate do t’i mbijetonte kohës dhe angazhimeve të tij të tjera, para se të bëhej një hap i tillë i rëndësishëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion