“Po hyn mes çiftesh”/ Agravon debati mes Romeos dhe Julit: Pusho...

Showbiz

“Po hyn mes çiftesh”/ Agravon debati mes Romeos dhe Julit:

Spektakli i sotëm ka nisur me debat të fortë mes Julit dhe Romeos, teksa ky i fundit e ka akuzuar aktorin e humorit se hyn mes çiftesh.

Nga ana tjetër, Juli vazhdoi me argumentin e tij se Heidi është lojtare më e fortë se Romeo.

Juli: U vendosën pikat mbi ‘i’. E para ka një gjë që e kam bindje dhe e kam thënë është që unë këto të dy i shoh si lojtarë të ndarë nga njëri-tjetri. Meqë zotëria më konsideron që po hyj në mes të tyre, po e them që Heidi është lojtarë më e fortë se ai.

Romeo: Ke 20 vite në televizion ti po hyn mes çiftesh.

Juli: Po pushoi more burrë, respekto formatin. A ke respekt?

Romeo: Është prekur…

Juli: Nëse këta janë të ndarë mua nuk më intereson fare. Por unë nuk e di pse i ka ardhur ndarja këtyre.

Romeo: Ti po flet për dy njerëz që kanë ndjenja për njëri-tjetrin, e po futësh në mes. 42 vjeç artist i madh (e ironizon)

Juli: Ka kanë ardhur veç e veç dhe ende në të njëjtës gjë i qëndroj. Po ta kthejnë kohën mbrapa e kam ndihmuar këtë lidhje.

Ledion Liço: Pse është situata kaq e shqetësuar nga ana jote, kur një banor i shtëpisë komentin për dy lojtarë?

Romeo: Janë disa gjëra që unë mendoj se janë përtej lojës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion