“Po e mbaja unë në shpinë, po kërkoja falje për gabimet e tij”, Egli bisedon me Kellyn për Gjestin

Showbiz

“Po e mbaja unë në shpinë, po kërkoja falje për

Sot Egli dhe Kelly teksa ndodheshin tek Storm Arena kanë diskutuar në lidhje me dinamikat e lojës para dhe pas daljes së banores në raport me Gjestin. Në një moment Kelly u shpreh se pas daljes së Eglit, dinamika e lojës së Gjestit nuk ishte e njëjtë dhe se ka qenë ajo që e ka mbajtur atë.

Pjesë nga biseda: 

Kelly: Po çfarë loje? Nuk është se kishte dinamikën e gjësë që kishte kur ishe ti. Mos ia fut kot. 

Egli: Unë e di që nuk do të dal asnjëherë në asnjë konkluzion. Ai do ti qëndrojë të vetës unë e di. Ai ka një gjë që atë të vetën e bërtet, unë duke qenë që nuk bërtas thjesht veproj nuk më ka peshë ajo. Njerëzit përfundimisht duan të dëgjojnë fjalën.

Kelly: Ti e ke fajin.

Egli: Po, po e di. Kanë parë shumë njerëzit, nuk i gënjej dot më as unë. Edhe nëse do të doja ta mbroja prapë nuk e bëj dot më. 

Kelly: Nuk ke si e mbron sepse ka rënë në kontradiktë.

Egli: Nëse mundet ta mbrojë dot veten e vet, le ta mbrojë. Është i aftë. 

Kelly: Ka rënë në kontradiktë.

Egli: E kuptoj. 

Kelly: Veprinet dhe me atë se çfarë ndjen janë të kundërta. Veprimet janë të një personi që ndjen shumë ndërsa fjalët janë të dikujt që po e thotë për lojë. 

Egli: Edhe të gjitha veprimet i hedh poshtë duke thënë atë fjalë. Nëse unë e kam vënë para vetes sime dhe kam bërë atë që kam bërë. 

Kelly: E ke bërë sepse ke parë veprimet. 

Egli: Po. Ajo që më vriste ishte që të gjithë shtëpisë i fliste ashtu siç i fliste dhe mua më thoshte ti po më prish lojën ndërkohë që po shkatërrohesha unë nga ajo gjëja dhe po e mbaja unë në shpinë dhe po kërkoja unë falje për gabimet e tij. 

Kelly: A do të drejtën? Për ta mbajtur në lojë e ke mbajtur ti sepse nuk ka shanse. Ike ti, vinte vetëm vërdallë, thyente ndonjë vezë në kokë, bënte ndonjë budallik, u fshinte në ndonjë dollap. 

Egli: Po mirë edhe kjo lojë është.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion