Pjesë e “Onlyfans”, Enca tregon për herë të parë sa paguhet nga kjo platformë

Këngëtarja Enca Haxhia prej kohësh është në “Onlyfans”, ku publikon foto dhe videot e saj kundrejt një pagese. Për këtë, këngëtarja ka folur për herë të parë, duke treguar më shumë detaje.
Ajo u pyet nga gazetarja e “Prive” se sa fiton nga kjo faqe. “Marshallah”, është përgjigjur këngëtarja, duke treguar kështu se fitimet janë të mëdha.
“Nuk e kam vetëm për foto të nxehta, komunikoj shumë me fansat aty, hedh informacione për neë songs apo qa jam duke bërë në përditshmëri ama edhe foto të nxehta ke sa të duash”, tha këngëtarja.
Kujtojmë se Enca publikoi këngën ”Rakia”, më 26 qershor të këtij viti. Ashtu siç mendohej edhe nga fansat, këngëtarja kishte përzgjedhur si protagonist për klipin e saj ish-konkurrentin e “Për’puthen” Beart Rexhepi.


