Pirro Çako bëhet baba për herë të dytë, por kush është e dashura misterioze e tij

Këngëtari Pirro Çako do bëhet baba për herë të dytë. Lajmi u bë me dije nga revista Bordo, dhe emri i fëmijës është Amadeus. Siç dihet, këngëtari nuk ka folur kurrë për jetën e tij private dhe mbetet mister gruaja e tij.

Çifti janë fotografuar nga paparazzi i “Panorama Plus” në maj të vitit të kaluar në në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Partnerja e këngëtarit mësohet se punon kancelare në një institucion të rëndësishëm të drejtësisë në vend dhe është gati 20 vite më e re se ai.
Kjo është historia e parë rozë e Pirro Çakos që prezantohet në media, disa vite pasi ai i dha fund bashkëjetesës 5- vjeçare me Sisin, një tjetër vajzë jashtë botës së muzikës apo spektaklit. Kujtojmë që biondet janë dashuria e parë dhe me sa duket e fundit e Pirros, duke pasur parasysh që ish-bashkëshortja e tij, sopranoja Inva Mula, është bjonde, martesë nga e cila kanë një djalë, Anthony Çakon.

Para se divorci të bëhej publik, çifti Inva Mula dhe Pirro Çako kishin rënë dakord për ndarjen. Në atë kohë Pirro u kthye në Shqipëri për të vazhduar jetën e vet, ashtu sikurse edhe Inva të sajën, mes suksesit dhe fitimeve marramendëse. Më pas sopranoja do të binte në dashuri me një miliarder. Lidhja u publikua shpejt dhe kjo duket se e irritoi këngëtarin Çako. Nuk kaloi shumë dhe Inva Mulo mendoi të dilte hapur me Et’hem Ramadanin. Por për këtë, më parë i duhej të divorcohej nga Pirro.
Kështu që, më 31 mars 2009, Inva dorëzoi në Gjykatën e Tiranës kërkesën për divorc nga bashkëshorti dhe në datë 22 prill 2009 u zhvillua seanca e parë gjyqësore. Pas marrjes së vendimit, Pirro apeloi në Gjykatë për çështjen e ndarjes së pronave dhe ky ka qenë momenti kur mund të ketë njohur partneren aktuale.


