Pas zhurmës në rrjet, Meghan Markle dhuron 13 mijë dollarë për kauzën e Mbretërisë së Bashkuar

Showbiz

Pas zhurmës në rrjet, Meghan Markle dhuron 13 mijë dollarë

Meghan Markle ka dhuruar së fundmi 13 mijë dollarë për fondacionin ‘Himmah’, një projekt i komunitetit me bazë në Mbretërinë e Bashkruar që trajton çështjet e varfërisë, racizmin dhe problemet sociale.

Dukesha e Sussex i ka dhuruar të ardhurat shtesë të mbledhura nga libri i saj i famshëm i recetave i quajtur ‘Totgether: Our Community Cookbook’, të cilin e botoi në vitin 2018.

Dhurimi i Meghan do të shkojë për furnizimin e bankës së ushqimit të grupit, si dhe blerjen e pajisjeve dhe sigurimin e fondeve për ‘Salaam Shalom Kitchen’, kuzhinën e vetme të komunitetit mysliman dhe hebre me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

ME TE LEXUARAT