Pas sherrit me Donaldin, Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Showbiz

Pas sherrit me Donaldin, Einxhel Shkira befason me praninë në
Einxhel Shkira do të jetë në emisionin e ri të Bora Zemanit, “Cherry on Top”.

Kjo mbase është një befasi për të gjithë marrë parasysh raportin e saj me Donald Veshajn, i cili prej vitesh është partneri i Borës.

Pas prezantimit në studio, Einxhel tha: “Besoj që ka shumë njerëz që do të habiten me praninë time”.

Në një insert të shkurtër të promo-s, Zemani i tha se Donaldi i ka shkruar një letër.

“Donaldi të ka shkruar një letër”, iu drejtua ajo.

Shkira nga ana tjetër në video thotë: “Nuk e përballoj dot, një sekondë”.

Einxhel dhe Donaldi kanë qenë të përfshirë në debate të ashpër gjatë Big Brother VIP Albania, duke e akuzuar njëri-tjetrin për kohën që punonin bashkë.

Ajo ka qenë pjesë e ekipit në emisionin e vëllezërve Veshaj, Donaldit dhe Romeos.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion