Pas ndarjes nga Tea, Bearti ofendon veten: Ndoshta jam budalla dhe i verbër
Lajmifundit
/
1 April 2021, 10:39
Showbiz

Një javë nga ndarja, Tea dhe Bearti vazhdojnë të jenë të vendosur për vendimin që morën, por jo vetëm kaq, të dy vazhdojnë të mos pendohen, kjo tregon se shkaku i ndarjes të ketë qenë shumë i rëndë.
Postimet e tyre, drejtuar njëri-tjetrit, me nënkuptime, duket se nuk po ndalen. Bearti ka publikuar se fundmi një story, nga pasqyra, ku tregon trupin e tij dhe fytyrën, sigurisht.

Ai i ka bashkëngjitur videos një këngën Human të Rag'n'Bone Man dhe ka vendosur pjesën “Ndoshta jamë budalla, ndoshta jam i verbër”. Kjo ndoshta është një mesazh për situatën që është gjetur gjatë marrëdhënies me Tean.


