Pas 17 vitesh lidhje, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha drejt altarit! Publikohet data e dasmës

Showbiz

 Pas 17 vitesh lidhje, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha drejt altarit! Publikohet

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë shumë shpejt.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë këngëtarja mbrëmjen e djeshme, nëpërmjet një postimi në Instastory.

Ajo ndau me të gjithë ndjekësit e saj një foto në të cilën shiheshin disa pako të bardha të paketuara me fjongo ngjyrë rozë.

Pas 17 vitesh lidhje, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha drejt altarit! Publikohet

Krahas imazhit, Rezarta shkroi “12 korrik 2021. Dita jonë. Rezarta dhe Ermal”, duke zbuluar se pas dy ditësh do të mbahet edhe ceremonia e tyre martesore. Çifti janë shumë të dashuruar dhe këtë e tregojnë me anë të postimeve të shumta dedikuar njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Ata i kanë rezistuar çdo lloj vështirësie dhe duket se janë më të lumtur se kurrë në krah të njëri-tjetrit. Pas daljes nga burgu, Ermali i propozoi Rezartës për martesë në Dubai në janar të vitit 2019.

Pas 17 vitesh lidhje, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha drejt altarit! Publikohet

Sigurisht që ajo e pranoi propozimin ndërsa publikoi një foto të momentit me shkrimin: “Unë thash po…? Për të dytën herë edhe pas 15 vitesh bashkë…Në të mirë e në të keqe, gjithmonë pranë teje… Të Dua.”

Çifti kishte planifikuar të martohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë, planet ndryshuan dhe duket se pritjes i erdhi fundi pas 17 vitesh histori dashurie.

Rezarta dhe Ermali u bënë prindër për herë të parë në vitin 2013, kur mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hera.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion