‘Para shumë vitesh kam humbur babain’, Rudina Magjistari shpërthen në lot

Showbiz

‘Para shumë vitesh kam humbur babain’, Rudina Magjistari

Edhe pse numëron gati gjysmë milioni ndjekës në “Instagram”, Rudina Magjistari tregohet gjithmonë e kujdesshme për sa i përket privatësisë. Moderatorja e njohur ka zgjedhur që jetën e saj personale ta mbajë larg vëmendjes së shtypit rozë, megjithatë herë pas here i ndodh që të tregojë ndonjë detaj që fansat e saj, ndoshta nuk dinë për të, siç ka ndodhur edhe dje.

Ajo kishte të ftuar në emision këngëtarin Vlashent Sata, i cili promovoi këngën e tij më të re ‘Frymë’, dedikuar babait. Pasi është transmetuar klipi, Magjistari u shfaq në ekran me një shami në dorë dhe e përlotur, teksa ka folur për babain e saj i cili ka humbur jetën vite më parë. 

“Unë e kam humbur babain shumë vite më parë dhe kjo këngë më zgjoi shumë mall.”, u shpreh ajo. Gjatë vijimit të intervistës kur Sata po fliste rreth klipin, Magjistari, vazhdoi të përlotej teksa këngëtari përshkruante momentet e fundit me babain e tij.

ME TE LEXUARAT