Olti Curri fyen personat që kanë probleme me dëgjimin, reagon drejtori i ANAD: Kërkoni falje publike

Kënga e ish konkurrentes së Për’puthen, Ana Lleshit ka shkaktuar debat dhe reagime të forta. Mes personazheve që kanë reaguar për përfshirjen e saj në muzikë ka qenë dhe Olti Curri, i cili ka publikuar në rrjete sociale një koment diskriminues të bërë në kanalin e Anës në Youtube.

Lidhur me këtë ka reaguar Drejtori i Shoqatës Shqiptare të Njerëzve që nuk dëgjojnë, Florjan Rojba. Në një reagim në rrjete sociale, Rojba shkruan se ndihet i ofenduar nga krahasimi i bërë nga ai për personat që nuk dëgjojnë, ndërsa shkruan se duhet të jetë një shembull për të ndërgjegjësuar shoqërinë rreth personave me aftësi të kufizuara.
Reagimi i plotë:
Pershendetje Z. Olti. Une qe po ju shkruaj jam Z. Florjan Rojba, Drejtori ekzekutiv I Shoqates Kombetare Shqiptare te Njerezve qe Nuk Degjone. Une vleresoj maksimalisht figuren tuaj publike por ndihem shume I ofenduar dhe diskriminuar per krahasimin e perdorur ne postimin tuaj. Une gjithmone mendoj se personat publike duhet te promovojne dhe ndergjegjesojne shoqerine rreth personave me aftesi te kufizuara dhe jo diskriminimin e tyre permes mediave sociale.
Per ju dhe komentuesit ne faqen tuaj, personat qe nuk degjojne nuk jane “gjynah” por kane nevoje per me shume respekt nga ju dhe gjithe shoqeria Shqiptare. Shpresoj te reflektoni mbi kete ceshtje dhe ti kerkoni ndjese 39.000 personave qe nuk degjojne ne Shqiperi.


