Ofendime dhe përplasje mes dy aktorëve në BBV, Romeo ia thotë troç Eglës: S’të zë gjumi nga e liga!

Showbiz

Ofendime dhe përplasje mes dy aktorëve në BBV, Romeo ia

Dy aktorët konkurrentë në Big Brother VIP, Romeo Veshaj dhe Egla Ceno kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

Me tone të larta dhe ofendime, ata shpërthyen ndaj njëri-tjetrit, ku shkak është bërë aktorja e cila është tallur me mbiemrin e Romeos.

“Je një grua pa karakter”- i tha Romeo, Eglës, e cila e paralajmëroi Romeon që të ketë kujdes me fjalët dhe të mbajë vendin që i takon.

“Ti je një grua e nivelit “zh”, që shtyp të tjerët vetëm për interesat e tua”- iu drejtua aktori konkurrentes së “BBV”, duke vazhduar: “Ti je e shëmtuar moj. Ty nuk të zë gjumi nga e liga, bukëshkalë”.

Nga ana tjetër Egla i tha aktorit që është një kopje e shëmtuar që mesa duket ajo e kishte fjalën për vëllain e tij Donald Veshaj.

Debati:

Romeo: Je një grua pa karakter

Egla: Ëhëë. U po më rrëshqasin fjalët Veshaj

Romeo: Po s’ke karakter moj zemra

Egla: Po më rrëshqasin fjalët

Romeo: U talle prap. Të thashë dje mos ma përmend më mbiemrin dhe u talle prap. Ky është niveli jot zemër, niveli “zh”

Egla: Dy standartësh

Romeo: Ti je niveli “zh”

Egla: Kujdes me fjalët. Mbaj vendin tënd

Romeo: Ti je një grua e nivelit “zh”, që shtyp të tjerët vetëm për interesat e tua

Egla: Mbaj vendin tënd. Ore mos ma ngre zërin mua

Romeo: Ty s’të zë gjumi moj. Ti përpëlitesh në krevat nga të qarat

Egla: Ti je dy standartësh

Romeo: Ti je e shëmtuar moj. Ty nuk të zë gjumi nga e liga, bukëshkalë

Egla: Ti je një kopje e shëmtuar

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion