"O çapaçule është LUAN ai"/ Droni i radhës lumturon tej mase Luizin

Fansat e Luiz Ejllit duket se nuk kanë të ndalur duke i dërguar drona me mesazhe këngëtarit mbi shtëpinë e "Big Brother Vip Albania".
Sot është dita e tretë radhazi dhe qëllimi i fansave është për t'i treguar Luizit mbështetjen që ai ka nga jashtë në këto momente kur ai ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.
Por, mesazhi i fundit i mbërritur me dron për të ka patur jo vetëm mbështetje për këngëtarin, por edhe një "thumb" për banorët e tjerë.
Në fakt kanë qenë dy drone që i kanë shkuar në të njëjtën kohë, ku në një prej tyre shkruhej "O çapaçule është Luan ai" dhe në tjerin shkruhej "Luiz je 1 të mbështesim".
Siç duket, mesazhi me "çapaçulen" e ka lumturuar Luizin më shumë sesa mesazhet e tjera dhe kjo vihet re në reagimin që ka ndaj banorëve të tjerë, siç shihet dhe në videot e mëposhtme, teksa bisedon me Ronaldon apo Oltën.