Nuk zgjati shumë/ Kelly Osbourne ndahet nga Sid Wilson pak muaj pas fejesës

Showbiz

Nuk zgjati shumë/ Kelly Osbourne ndahet nga Sid Wilson pak muaj pas

Kelly Osbourne dhe Sid Wilson janë ndarë vetëm shtatë muaj pasi DJ i Slipknot i propozoi martesë në koncertin e fundit të babait të saj, Ozzy -t, me Black Sabbath në Birmingham.

Sipas njerëzve pranë vajzës së legjendës së heavy metal, e cila vdiq më 22 korrik, Osbourne ka pasur një muaj “të vështirë” duke u përpjekur të përballojë ndarjen, ndërsa gjithashtu është përqendruar në të qenit nëna më e mirë që mund të jetë për të birin.

Ish-çifti, të cilët kanë qenë bashkë për 27 vjet, kanë një fëmijë së bashku, Sidney trevjeçar, i cili u emërua sipas babait të tij.

I njëjti burim tha se “Kelly dhe Syd kanë vendosur ta anulojnë fejesën e tyre. Kelly ka pasur vështirësi pas vdekjes së babait të saj. Procesi i zisë ka qenë jashtëzakonisht i vështirë dhe ajo ka bërë gjithçka që mundet për t’u përballur“.

Në të njëjtën kohë, i njëjti person vuri në dukje se ish-çifti kishte kohë që përballej me probleme në marrëdhënien e tyre, duke u përpjekur t’i zgjidhte ato, kryesisht për hir të fëmijës së tyre, por në fund vendosën që ndarja ishte opsioni më i mirë.

Wilson i propozoi Osbourne gjatë koncertit të fundit të Black Sabbath me babain e saj, Ozzy Osbourne, të shtunën, më 5 korrik, në Villa Park, Angli, duke i ofruar asaj një unazë të madhe diamanti. Osbourne u shfaq për herë të fundit me Syd në ndarjen e çmimeve Grammy në shkurt, dhe që atëherë është shfaqur kryesisht në publik me miqtë ose me nënën e saj, Sharon./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion