“Nuk shoh të ardhme artistike tek Miri”/Shëndrit Lumi: Me ikjen e Dr Florit, West Side Family nuk…

Showbiz

“Nuk shoh të ardhme artistike tek Miri”/Shëndrit Lumi: Me

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Shëndrit Lumi.

Ai ka folur më shumë mbi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, opinionin mbi banorët, por dhe detaje të tjera nga jeta e tij personale…

Sheh të ardhme artistike në karrierën e Mirit tani pas “Big Brother VIP”?

Jo. A e di pse? Unë mendoj që West Side Family si grup, është grup i jashtëzakonshëm, me muzikë që na ka mbajtur gjallë shumë kohë. Me ikjen e Dr Florit, unë mendoj se ka ndryshuar totalisht energjia, edhe e këngëve, edhe mënyra se si e sheh publiku grupin.

Thjesht mendoj që koha është i vetmi faktor që na rinovon çdo herë. Kur them rinovon, që na sjell një figurë të re. Sepse edhe gjenerata ndryshon. Babi im nuk shkon më në koncerte për të dëgjuar artistët e tij të preferuar. Gen Z tani shkon të dëgjojë Kanye West, Black Coffee…

Tani artist për mua është ai personazh i cili është gjithmonë i kërkuar nga publiku. Sa janë të kërkuar artistët tanë, janë me numra që munden të ceken. Kështu që këta munden të bëjnë muzikë, të ushqejnë atë fan base që kanë, por që të krijojnë të rinj e shoh pak problematike në aspektin e zhvillimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion