“Nuk ke problem që i këndon drogës?”, Lindita e “Për’puthen +40”: Jam e shtrenjtë si kokaina

Showbiz

“Nuk ke problem që i këndon drogës?”, Lindita e

Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Linda ka publikuar këngën e saj të parë, me titull “Coco”.


Përveç vlerësimeve, në rrjetet e saj sociale ka pasur shumë kritika për faktin që në këngë përmend kokainës apo për veshjet në videoklip.

E pyetur në emisionin “Shqipëria live”, ku ishte e ftuar, Lindita tha se i pëlqeu të këndonte këtë këngë.

“S’ka problem, ma propozuan si tekst. Më pëlqeu dhe vendosa ta këndoj. Thjesht e krahasoj veten me kokainën, jam e shtrenjtë si kokaina”.

Ish-konkurrentja shprehet se është e kënaqur dhe nuk e ka pranuar këtë projekt për para.
“Jam e kënaqur me veten, nuk e kam bërë për të fituar para. nuk kam probleme ekonomike, e kam nisur si hobi, asgjë më shumë. Madje, madje, tani e vendosa, do të bëj dhe një tjetër…”

Ajo doli beqare nga emisioni dhe rrëfen se e tillë vazhdon të jetë. Por, i ka mbetur peng Çimi, që në fund zgjodhi Stelën?
“Jo aspak, po të doja e kisha marrë. Unë dua dikë që të jetë vetëm për mua, jo të shoh të tjera”, përgjigjet Lindita.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion