“Nuk jam njeri i tillë”/ Pas lirimit nga paraburgimi, Gjesti reagon për herë të parë: Veç një torturë e madhe...

Showbiz

“Nuk jam njeri i tillë”/ Pas lirimit nga paraburgimi, Gjesti

Pas lirimit nga paraburgimi, Gjesti ka reaguar për herë të parë publikisht, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të gjatë dhe emocional mbi situatën e fundit që ka kaluar.

Në reagimin e tij, këngëtari i njohur pranon gabimet dhe kërkon falje për shqetësimin e shkaktuar. Ai shprehet se periudha e fundit ka qenë ndër më të vështirat në jetën e tij, duke theksuar se gjendja në të cilën ndodhej erdhi si pasojë e një presioni të vazhdueshëm. “Nuk jam njeri i tillë,” shkruan ai, ndërsa shton se ndihet i penduar për atë që ka ndodhur.

Reagimi i plotë:

Periudha e fundit nuk u kon ma e lehta per mu, edhe pe ndjej t’nevojshme me adresu cka ka ndodh.

Fillimisht po du me pranu qe kom bo gabim edhe kerkoj falje per shqetesimin qe e kom shkaktu te stafi. M’vjen shume keq edhe jom shume pishmon. Une nuk jom njeri i tille edhe vec ni torture e madhe qe nuk u nal kurr ka mujt me m’pru ne at gjendje.

“Nuk jam njeri i tillë”/ Pas lirimit nga paraburgimi, Gjesti

Faleminderit prej zemres per krejt mesazhet dhe mbeshtetjen, m’keni jep force n’momente t’vshtira. Ni falenderim i vecante shkon per avokatet e mi, Burimi Azemin dhe Artan Çerkinin, per profesionalizmin edhe perkrahjen e vazhdueshme. N’bashkepunim me label, menaxhmentin, edhe avokatat tone ne Britani, kemi nis procedura ndaj kompanise Onima per krejt keqtrajtimet nder vite, borxhet (tu e perfshi edhe borxhin aktual), mundesite e humbuna dhe damet e shkaktume. Ka shume sene qe hala nuk i dini, po qe keni me i kuptu shume shpejt. Muziken s’munet me ma nal kerkush, sidomos jo njerezit edhe kompanite qe e kane per qellim me i shkatrru artistat edhe me e njollos industrine e muzikes. Gjate ksaj kohe qe jemi n’gjyq koft nevoja edhe vec n’TikTok e Instagram kom me i postu kangt e mia, e pa muzike s’ju lo. Ju du shume! Drejtesia ka me fitu, si gjithmone. -Gjesti”./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion