“Nuk i kam shkuar mbrapa proceseve gjyqësore”, Selin për ish-banorin e BBV: Nuk kam vend për një Rogert në jetën time

Showbiz

“Nuk i kam shkuar mbrapa proceseve gjyqësore”, Selin për

E ftuara speciale e kësaj mbrëmjeje në “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro vjen pas triumfit të saj si fituese e Big Brother VIP Albania.

Në këtë intervistë ekskluzive, Selin rrëfen prapaskenat e eksperiencës brenda shtëpisë, emocionet intensive që ka përjetuar dhe ndikimin që ky format ka pasur në jetën dhe karrierën e saj pas daljes.

Rrugëtimi i saj nuk ka qenë pa përplasje, përveç momenteve të forta dhe lidhjeve që krijoi, ajo është përfshirë edhe në konflikte të përfolura me banorë si Miri dhe Rogert. Ky i fundit madje ka deklaruar së fundmi në një intervistë frazën e fortë “shihemi në gjykatë”, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar jashtë shtëpisë.

E pyetur nëse ka komunikuar me të pas daljes nga shtëpia, duke qenë se ai e ka përmendur gati në çdo dalje publike, Selin u përgjigj: “Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam patur komunikim me Rogertin. Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre proceseve gjyqësore”.

Më pas, ajo shtoi: “Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion