"Nuk është 77 vjeç, por më i madh", Diola flet për të dashurin që përmendi në BBV: Flisja online

Showbiz

"Nuk është 77 vjeç, por më i madh", Diola flet

Një deklaratë e bërë nga Diola gjatë kohës që ajo ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” u bë shumë e madhe, pasi ajo tregoi se ishte dashuruar me një 77-vjeçar.

Me daljen e saj nga shtëpia, ajo ka sqaruar situatën, duke thënë se deklarata është keqkuptuar. E ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, Diola tha se ajo është një person që dashurohet me mendjet e njerëzve dhe jo me pamjen fizike.

Ajo shpjegoi se nuk e ka takuar kurrë këtë person, por vetëm ka ndjekur seminaret e tij dhe ka lexuar librat e tij.

“Si fillim unë nuk nisem nga pamja fizike, por nga mendja e njeriut. Unë aty kam thënë 77 por është shumë më i madh në moshë. Ka ndodhur kur kisha operacioni ne vajzës. Ishte mentori im dhe nuk e kam takuar kurë.

Emrin e tij e lexova tek libri Sekreti. Unë kam folur me të online, ashtu si njerëz të tjerë nga e gjithë bota, nga seminare online.

Por nuk ka qenë i vetmi që kam thënë, kam than dhe për autorin David Simpler, i cili ka shkruar libra në lidhje me efektin e agjerimit në trupin tonë, ndryshimet e ADN-së etj.

Unë jam një person që dashurohem me trurin e njerëzve. Ky 77-vjeçar nga i cili kam mësuar shumë. Ai ka qenë një person që e njeh dhe që e do gjithë bota.”- tha Diola.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion