“Nuk do bëjmë dashuri para kamerave”, Hoxhë Ahmed Kalaja mbulon Ilnisën me shami

Showbiz

“Nuk do bëjmë dashuri para kamerave”, Hoxhë Ahmed

I ftuari i radhës në podkastin “Flet” me Ilnisa Agollin, ishte hoxhë Ahmed Kalaja, i cili foli rreth fesë myslimane, duke “shuar” edhe disa kuriozitete. Një nga këto është edhe sa herë i lejohet një myslimani të martohet.

“Puna e katrës nuk është e obliguar as e orientuar është diçka që është lënë në bazë të traditës, ato vende që e kanë traditë le ta bëjnë, unë nuk e sugjeroj. Sepse ne kemi tre probleme. Nuk e kemi kulturën, po dhe besimin nuk e kemi atë që duhet, po dhe kushtet nuk i kemi”, tha Ahmed Kalaja. I pyetur se “po për ata që thonë që mund të martohesh me 7 gra”, hoxha u përgjigj se “nuk është thënë që myslimani i vërtetë është ashtu, ngaqë kanë shumë dashnore dhe na akuzojnë neve që kemi 7”.

Në një moment gjatë intervistës, moderatorja i kërkon hoxhës që ta mbulojë me shami, si një myslimane. Teksa i kërkon të bëjnë ‘muhabet’, Ilnisa e pyet se “çfarë do të thotë kjo fjalë?”. Hoxha iu përgjigj menjëherë “dashuri” dhe më pas shtoi: “Por nuk do bëjmë se jemi para kamerave”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ilnisa Agolli: Kam marrë një shami me vete, do më mbulosh?

Ahmed Kalaja: Po prit, tani?

Ilnisa Agolli: Do bëjmë muhabet?

Ahmed Kalaja: Mbaruam?

Ilnisa Agolli: Muhabet është fjalë arabe, e di ti?

Ahmed Kalaja: Po.

Ilnisa Agolli: Çfarë do të thotë muhabet?

Ahmed Kalaja: Dashuri, por nuk do të bëjmë se jemi para kamerave.

Ilnisa Agolli: Do që të na vrasi Moza, apo? Do më mbulosh?

Ahmed Kalaja: Po, me shumë kënaqësi.

ME TE LEXUARAT