Nora Istrefi në një lidhje të re pas ndarjes nga Roberti? Ja çfarë po ndodh me jetën private të këngëtares!

Në fund të muajit mars, Nora Istrefi organizoi një festë private për të festuar ditëlindjen e saj. Në shtëpinë e saj u mblodhën shumë miq të afërt dhe emra të njohur të showbiz-it shqiptar.
Në mesin e të ftuarve, të gjithë prisnin të shikonin Norën në shoqërinë e një partneri, pasi prej kohësh është përfolur se këngëtarja nuk është më beqare. Megjithatë, gjatë festës, Nora u shfaq e vetme, duke lënë gjithçka në kuadër të misterit.
Në një prononcim të shkurtër televiziv, ajo konfirmoi se nuk ishte vetëm, por zgjodhi të mos japë detaje të mëtejshme për jetën e saj personale.
Sidoqoftë, duket se lidhja që përflitej ka marrë fund, dhe sot Nora është sërish ‘single’.


