“Një person më kapi për të më futur në makinë”, Lei Kraja tregon si i shpëtoi rrëmbimit në SHBA

Lei Kraja në një intervistë televizive për “Natën me Aulonën”, ka ndarë me shikuesit një ngjarje të vështirë që ka përjetuar gjatë jetesës në SHBA. Me detaje, bukuroshja ka treguar sesi i ka shpëtuar rrëmbimit.
“Kam qenë në Neë York dhe kam ndryshuar shumë punë. Isha shumë punëtore, atje. Shumë më shumë sesa tani, bëja 2-3 punë. Kthehem natën vonë, nuk mora as taksi, kot, as uber apo tren se e kisha shumë afër me shtëpinë.
View this post on Instagram
Shkoj në një garazh/ parking sepse kaloja gjithmonë aty për më shkurt. As mami im nuk e di këtë, nuk ia kam treguar se s’doja të frikësohej.
U ndezën disa makina, më ndoqi një person edhe më kapi për të më futur në makinë. Nuk e di si kam shpëtuar. Nuk besoj që kam vrapuar më shpejt në jetën time. Isha shumë e frikësuar. Dhe tani i them motrës sime që të bëjë kujdes.
View this post on Instagram
Vrapova nëpër shkallë, u futa, u fsheha. Ishte episod shumë i frikshëm sepse nuk kishte shumë njerëz nëpër rrugë atë kohë. Kur dola në rrugë kryesore, nuk e di ishte një shije shumë e keqe. Nuk udhëtoja dot më natën, se di isha shumë e frikësuar.
View this post on Instagram
Tani kur eci natën mbaj me vete çelësin, e kam si refleks. Nëse ndodh gjë jam gati për të goditur. Nuk është i frikshëm Neë York, zona ku po ecja është e sigurt por më qëlloi ai episod. S’kisha kurrë frikë, ai moment më uli pak me këmbë në tokë. Ua kthej meshkujve nuk ua përtoj. Por këtu s’kam pasur ndonjë bezdi. Mos më ngacmoni se jam gati për të goditur”, u shpreh ajo, në “Natën me Aulonën”./panoramaplus


