Nga Albërie Hadërgjonaj te Renne, kush janë banorët që do të jenë pjesë e Big Brother VIP Albania

Showbiz

Nga Albërie Hadërgjonaj te Renne, kush janë banorët që

Dhe pak javë na ndajnë nga edicioni i ri i Big Brother Vip Albania. E teksa thuhet se ky realityshow do të nis në dhjetor, poshtë e lartë po qarkullojnë edhe emrat që mund të jenë pjesë e këtij edicioni.

“Panorama” ka publikuar edhe disa nga emrat e vajza që mund të jenë pjesë e këtij formati. Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj thuhet se do të jetë pjesë e këtij formati. Edhe pse nuk ka një konfirmim nga këngëtarja, ajo prej disa ditësh ndodhet në Tiranë ku dhe ka qenë prezente në shumë intervista.

Po ashtu pjesë e BBV pritet të jetë dhe Alba Pollozhani, ish-konkurrente e Për’puthen, e cila shpesh është bërë kryefjalë në media nga deklaratat e saj.

Renee Reffo, vajza e aktores Julia Ilirjani, e cila po ashtu ka qenë pjesë e Big Brother, pritet të bëhet pjesë e këtij edicioni.

Gjithashtu artistja e re, Tiri Gjoci pritet që të bëhet pjesë e këtij realityshow. Ndërsa nga djemtë, thuhet që do të jetë Drilon Hoxha dhe poeti Albi Lushi, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion