Në festë vendoset kënga që i ka dedikuar Kim Kardashian, përlotet Kanye West

Edhe reperi Kanye West ka ndjenja. Këtë e ka treguar reagimi i tij i fundit, gjatë një feste mes miqsh. Sipas mediave rozë në SHBA, reperi ka organizuar së fundmi një festë për të dëgjuar albumin e tij më të ri dhe në të luajti një këngë, në të cilën përshkruan martesën me Kim Kardashian. Sipas disa raportimeve, reperi shpërtheu në lot në festë gjatë kohës që u vendos kënga “Welcome to my life”, e cila thuhet se flet për problemet në jetën e tij personale.
Mësohet se teksti i këngës prek divorcin e tij nga Kim Kardashian, dështimin për të konkurruar si President i SHBA-ve etj. Në këngën në fjalë Kanye e përshkruan shtëpinë në të cilën ka jetuar me Kim si një “burg”.
Festa e organizuar nga Kanye Ëest u mbajt për publikimin e albumit të tij të 10-të, që titullohet Donda, në nder të nënës së tij të ndjerë. Kjo festë u mbajt në Vegas dhe thuhet se albumi do të publikohet ditën e premte. Albumi do të mbajë edhe disa fragmente nga nëna e Kanye-s, e cila ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare në vitin 2007.


