Në ditën e dashurisë, Miriami surprizon Albanin: Dikur ishe ëndërr, sot realiteti im i bukur!

Miriam Cani dhe Alban Skenderaj pa dyshim janë ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Në ditën e dashurisë, Miriami ka vendosur t'i shprehë ndjenjat ndryshe bashkëshortit të saj.
Ja çfarë shkruan në Instagram:
"Ti ke qënë dhe mbetesh njeriu që, pa kushte e pa lodhje, më ke dhuruar çdo ditë veç dashuri. Nuk ka kaluar asnjë mëngjes pa fjalët e tua të embla, asnjë mbrëmje pa kujtesën e përhershme se sa shumë me do dhe sa krenar je për mua.
Në çastet e mia më të brishta ti ke qenë shtylla ime e palëkundur. Veç ti më njeh deri në thellësi te shpirtit. Sa shumë qeshim e qajmë bashkë. (Unë qaj pak më shumë knoëw)
Çdo ditë më tregon me shëmbullin tënd se ç’do të thotë të jesh njeri. Të duash pa rezerva, të jesh gjithmonë i drejtë dhe i ndershëm, të ndjesh dhembshuri për boten pa humbur fuqinë për të qëndruar i fortë. Ti je motivi i jetës sime, forca ime, drita ime. Dhe për këtë, une i jam mirënjohes Zotit që më ka bekuar me një familje që dikur ishte vetëm një ëndërr, por që sot është realiteti im më i bukur.
Jeta me ty është çdo ditë një Shën Valentin".


