Mozzik flet për problemet me shëndetin mendor: Është e trishtë sepse...
Lajmifundit
/
31 July 2021, 17:18
Showbiz

Problemet me shëndetin mendor janë kthyer në një nga shqetësimet më të mëdha për njerëzit në ditët e sotme. Personazhe të shumtë publikë kanë ndarë eksperiencat e tyre të vështira, mes së cilëve së fundmi dhe Mozzik. Reperi ka treguar përmes disa postimeve në rrjete sociale se vuan nga ankthi.

“Është e trishtë sepse ankthi nuk më lë t’i shijoj gjërat aq sa duhet në këtë moshë.

Le të themi se dhe ankthi im ka ankth”, shkruhet në postimet e shpërndara nga reperi. Kujtojmë që Mozzik publikoi pak ditë më parë duetin e rradhës me partneren, Loredanën.


