Momente frike për Elsaid Hysajn, bllokohet së bashku me vjehrrin në Ferrarin që po digjej

Sport

Momente frike për Elsaid Hysajn, bllokohet së bashku me vjehrrin

Aventurë e frikshme për Elseid Hysaj dhe vjehrrin e tij. Ndërkohë që të dy gjendeshin në Ferrarin me vlerë 160 mijë euro, mjeti ka shpërthyer në flakë gjëtë ecjes dhe dyert u bllokuan.

Kjo bëri që dyshja të kalonte sekonda paniku dhe tmerri nën sytë e pjesës tjetër të familjes që gjendej në tjetër mjet. Me vjehrrin në timon, makina mori flakë dhe dyert u bllokuan përkohësisht, duke bërë që të dy të mos dilnin me shpejtësi nga mjeti.

Gjithçka ka nodhur mbrëmjen e së hënës, por u raportua vetëm sot. "Fatmirësisht nuk u lëndua askush, i shpëtuam rrezikut", tha Hysaj për Il Messaggero. Ferrari i tij u shkatërrua, por kjo është gjëja më pak e rëndësishme.

Cfare ndodhi? Hipoteza më e mundshme është se faji që shkaktoi zjarrin e automjetit ishte shkaktuar nga një defekt në prodhim. Një opsion i konfirmuar nga vetë Hysaj dhe për të cilin së shpejti do të ketë hetime dhe reagime për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion