Miri: "Brikenën e bëri lider produksioni"/ Zbulon prapaskenat me Luizin: Na thanë bëjeni dhe...

Showbiz

Miri: "Brikenën e bëri lider produksioni"/ Zbulon

Një seri deklaratash të forta nga Miri kanë trazuar ujërat në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hedhur dyshime të mëdha mbi vërtetësinë e lojës dhe ndërhyrjet e produksionit.

Në një bisedë me Juelën, Miri ka akuzuar hapur se zgjedhja e liderit të shtëpisë ishte e paracaktuar.
“E di ti si është bërë Brikena lider? Është bërë nga produksioni! Se s’i kishte votat,” – është shprehur ai.

Juela e ka mbështetur këtë pretendim, duke sjellë në vëmendje një precedent të pazakontë: “Erdh produksioni këtu tu pastru shtëpinë. Pse ma mend erdh produksioni pastru shtëpinë me Brikenën? Hera e parë! Hera e parë si ndodhte.”

Siç ndodh rëndom kur banorët prekin tema të “ndaluara”, biseda është ndërprerë nga zëri zyrtar: “Kujdes mikrofonin”.

Por revolta e Mirit nuk është ndalur me kaq. Në një diskutim tjetër me banorët, ai ka zbuluar prapaskena lidhur me një situatë ku ishte përfshirë edhe fituesi i BBV2, Luiz Ejlli.

“Ne na thanë bëni këtë gjë: erdhi Luizi na tha bëni këtë gjë. Na tha produksioni bëni këtë gjë, e bëmë ne këtë gjë, prap na hodhën poshtë, prap na ikën 3 veta, se ndejtën me ne, jo mo lal!” – ka deklaruar Miri, duke lënë të kuptohet se ndjekja e skenarit të sugjeruar i ka penalizuar rëndë në lojë./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion