Çmim i 'kripur'/ Nuk do ta besoni sa kushton fustani i Bora Zemanit që shkëlqeu në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës
Ndër të ftuarit “VIP” në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës mbrëmjen e djeshme ishte edhe Bora Zemani. Moderatorja tërhoqi vëmendje me paraqitjen e saj si “barbie” me një fustan të gjatë në ngjyrë rozë pastel.
Por, a jeni kuriozë të dini sa ka kushtuar veshja e Borës mbrëmë? Faqja në internet “Albania Street Style” ka bërë me dije se ka kushtuar plot 325 dollarë.
Për disa mund të duket çmim i kripur për një fustan, por tek personazhet e showbiz-it tanë jemi mësuar shpesh të shohim shifra edhe më të larta në veshjet e tyre.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në ceremoni i pranishëm ishte sigurisht edhe Donald Veshaj, i cili ishte kombinuar me partneren me një kostum rozë.