Messi shkroi historinë në Botëror, postimi emocionues i partneres së tij (FOTO)

Futbollisti i famshëm, Lionel Messi, vazhdon që të shkruajë historinë në Kupën e Botës, teksa me dy golat e shënuar ndaj Austrisë u bë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut me 18 gola, duke lënë pas Miroslav Klosen.
Edhe pse humbi një penallti, kapiteni argjentinas realizoi në minutat 38 dhe 95, duke arritur në pesë gola në këtë Botëror, pasi në ndeshjen e parë ndaj Algjerisë kishte shënuar një tripletë.
Rekordi i ri i Messit u shoqërua me reagime të shumta, ndërsa vëmendje të veçantë mori mesazhi i bashkëshortes së tij, Antonela Roccuzzo.
Kjo e fundit e ndoqi ndeshjen nga tribunat e stadiumit në Dallas së bashku me tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro, të veshur me fanellat e babait.
Pas ndeshjes, Antonela publikoi në profilin e saj në “Instagram” një mesazh emocionues për yllin argjentinas:
“Çfarë privilegji të të shoh teksa vazhdon të shkruash historinë”. Futbollisti me famë botërorë iu përgjigj menjëherë: “Të dua”.
Ky postim u prit mjaft mirë nga ndjekësit e saj, pasi mori miliona reagime, të cilët vlerësuan jo vetëm arritjet sportive të futbollistit, por edhe mbështetjen e vazhdueshme të familjes së tij.
Historia e dashurisë mes Messit dhe Antonelas daton që nga fëmijëria në Rosario. Ata e bënë publike lidhjen në vitin 2009, u martuan në vitin 2017 dhe sot janë prindër të tre djemve.




