Mes emocioneve dhe lotëve, këngëtarja e famshme përfundon turneun dhe tërhiqet nga jeta publike

Showbiz

Mes emocioneve dhe lotëve, këngëtarja e famshme përfundon

Këngëtarja e famshme, Ariana Grande, i ka dhënë fund turneut të saj “Eternal Sunshine” në Londër, në një mbrëmje të mbushur me emocione, ndërsa tërhiqet nga jeta publike.

Gjatë koncertit të së martës në mbrëmje, Grande u shfaq në disa momente gati duke qarë, veçanërisht gjatë interpretimit të këngës “One Last Time”, e cila mori një domethënie të veçantë pas sulmit terrorist në Manchester në vitin 2017 dhe u kthye në një prej këngëve simbol për të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave.

“Londër, do të kem nevojë që të më ndihmoni me këtë”, u shpreh Grande gjatë performancës, ndërsa u ul në gjunjë për t’iu afruar publikut.

Muajin e kaluar, Ariana Grande njoftoi se do të marrë një pushim nga angazhimet e ardhshme që e vendosin në qendër të vëmendjes publike. Vendimi erdhi pas muajsh spekulimesh dhe diskutimesh intensive në rrjetet sociale rreth shëndetit dhe pamjes së saj.

Tërheqja nga aktivitetet publike përfshin edhe largimin e saj nga produksioni teatror “Sunday in the Park with George”, vepër e Stephen Sondheim, që pritej të vihej në skenë në Barbican të Londrës verën e ardhshme.

Grande do të duhej të luante krah kolegut të saj nga filmi “Wicked”, Jonathan Bailey. Edhe Bailey njoftoi të martën se nuk do të jetë pjesë e produksionit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion